Në Maqedoninë e Veriut gjeli i detit shumë pak gatuhet për festat e fundvitit

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Me afrimin e Vitit të Ri, të gjithë kujdesen që tryeza e festës të jetë sa më e begatë. Në Shqipëri gjeli i detit pothuajse asnjëherë nuk mungon në tryezë, shkruan Alsat.

Çmimet ndryshojnë, varësisht nga pesha. Një gjel deti deri në 9 kilogram, në Shqipëri mund ta blesh rreth 100 euro. Ngjashëm është edhe në Kosovë. Por në Maqedoninë e Veriut, gjeli i detit pothuajse nuk është traditë. Rrallë mund të gjendet në tryezat e festave. Në rajonin e Pollogut ka shumë pak shitës dhe ruajtës të gjelit të detit. Interesimi për të blerë është shumë i ulët, ndërsa çmimet janë shumë më të lira se në Shqipëri.

“Kultivuesit e gjelave të detit këtu në Pollog janë në numër tejet të vogël. Atë një që e gjetëm këtu në fshatin Trebosh, thotë se kërkesa gjatë festave këtu tek ne është shumë e vogël, ndërsa kërkesa më e madhe është për në Shqipëri. Megjithatë nuk ka tregtarë që eksportojnë me shumicë andej”.

Disa nga qytetarët e anketuar thonë se në tryezat tona mungon gjeli i detit edhe përkundër faktit se konsiderohet si mbret i tavolinës festive.

“Po, na pëlqen e mirë është normal. Është tradicionale kjo por kush si do ia bën, dikush pjek mish dikush gjel kush si ti kujtohet“.

“Varet kush si do e bën. Unë nuk e di nuk e kam provuar , ajo është më shumë dëshirë personale. Por e vendojnë njerëzit, ku ka më shumë njerëz”. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button