Në Mbretërinë e Bashkuar zbulohet veza romake, gati 2000 vjeçare

Në Mbretërinë e Bashkuar zbulohet veza romake, gati 2000 vjeçare

Zbulohet veza romake gati 2000 vjeçare, ende e paprekur në Mbretërinë e Bashkuar. Studiuesit, nëpërmjet skanimit, zbuluan se veza romake gati 2000 vjeçare, tregonte ende të pranishme të bardhën dhe të verdhën në brendësi të saj. Sipas Muzeut të Historisë Natyrore, kjo është veza më e vjetër e ruajtur në mënyrë natyrale dhe jo e mumifikuar. E vendosur në një gropë që ishte përdorur për të furnizuar ujë, arkeologët besojnë se vezët ishin lënë atje si dhurata për perënditë, duke u bazuar në ritualet romake. Studiuesit po planifikojnë të nxjerrin me kujdes lëngun nga veza për ta studiuar më mirë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button