Në mëngjes freskët, gjatë ditës mot me diell dhe i ngrohtë

Sot në orët e mëngjesit pritet të kemi mot të freskët, ndërsa gjatë ditës do të kemi mot me diell dhe të ngrohtë, përcjell Alsat. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare me drejtim të ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 4 deri në 9, ndërsa maksimalja nga 27 në 32 gradë Celsius.

Moti në Shkup do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Temperatura minimale do të bjerë në 7 ndërsa maksimalja do të arrijë në 31 gradë Celsius.

Ndërkaq, nesër pritet të kemi mot me diell dhe të ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa në fund të ditës pritet të rriten vranësirat. Nga e marta do të ketë një ndryshim të rëndësishëm të motit. Do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët dhe i freskët me reshje shiu me intensitet të ndryshueshëm. Temperaturat ditore do të ulen ndjeshëm dhe do të jenë nën mesataren për këtë periudhë të vitit.

LEXO EDHE:

Back to top button