Në Mexhitlia parandalohet kontrabanda e dhjetëra çantave
Në Mexhitlia parandalohet kontrabanda e dhjetëra çantave

Në vendkalimin kufitar “Mexhitlia”, gjatë një kontrolli të kryer nga doganierët është parandaluar tentim për kontrabandim të 45 çantave për femra, katër valixhe dhe një çantë shpine, njofton Drejtoria Doganore e RMV-së.
Malli i padeklaruar është zbuluar gjatë kontrollit të një automjeti të pasagjerëve i cili ishte paraqitur për hyrje në vend.
“Për shkak të dyshimit në deklaratën e drejtuesit të mjetit, është kryer kontroll fizik i mjetit, gjatë të cilit në automjet në hapësirën ndërmjet ulëseve dhe në bagazh janë gjetur 45 çanta femrash të padeklaruara, katër valixhe dhe një çantë shpine”, njoftojnë nga Drejtoria Doganore.
Produktet e padeklaruara, janë konfiskuar ndërsa ndaj personit është iniciuar procedura përkatëse.