Në moshën 56-vjeçare transferohet në Portugali

Kazuyoshi Miura nuk di të ndalet. Sulmuesi japonez, i lindur në vitin 1967, është gati të nisë një fazë të re në karrierën e tij të jashtëzakonshme dhe shumë të gjatë.

Lojtari që ka veshur fanellën e Genoas në vitet ’90 rikthehet në Evropë dhe mbërriti dje në Portugali për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe për të nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit me Oliveirense, një klub aktualisht i 11-ti në kategorinë e dytë.

Lojtari më i vjetër në botë, i cili do të mbushë 56 vjeç në shkurt, po përgatitet të fillojë një aventurë të re jashtë Japonisë. Më parë Miura ka luajtur në Brazil, Itali, Kroaci dhe Australi. 56-vjeçari largohet nga Yokuhama FC në formën e huazimit./abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button