Në mungesë të Damevës, KGJ-ja mbanë seancë me më gjashtë pika të rendit të ditës
Në mungesë të Damevës, KGJ-ja mbanë seancë me më gjashtë pika të rendit të ditës
Në mungesë të kryetares Vesna Dameva për shkak të detyrave zyrtare, Këshilli Gjyqësor (KGJ) sot mban seancë me gjashtë pika të rendit të ditës. Këshilli në seancën e deritanishme ka zgjedhur komisionin që do të ketë për qëllim zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të këshillit, ndërsa përzgjedhjen do ta bëjnë anëtarët Aleksandar Kambovski, Hanif Zendeli dhe Isamedin Limani. Gjithashtu, në seancën e sotme këshilli ka vendosur që gjykatësi nga Gjykata Themelore në Manastir, Dragan Jakovlevski, të caktohet përkohësisht ushtrues detyre kryetar i Gjykatës Themelore në Krushevë, për një periudhë prej një viti. Është marrë vendim edhe që gjykatësja Bllagica Gjoshevska nga Gjykata Themelore Kriva Pallankë të dërgohet në Gjykatën Civile të atjeshme për një periudhë prej gjashtë muajsh. Më tej, këshilli vazhdon të shqyrtojë raportin për përpikërinë e gjykatave në tremujorin e fundit në nivel të gjithë vendit. Në seancën e sotme të këshillit nuk janë të pranishëm ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, si dhe kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, për shkak të kryerjeve të detyrave zyrtare jashtë vendit. /Alsat.mk