Skuadra e Milanit ka udhëtuar drejt Arabisë Saudite, ku nesër do të zhvillojë ndeshjen gjysmëfinale ndaj Napolit në Superkupën e Italisë.
Në listën e futbollistëve të publikuar nga Maks Alegri bën pjesë edhe djali i legjendës, Zlatan Ibrahimoviq. Maximiliani është ftuar për ndeshjen gjysmëfinale për shkak të mungesave.
Santi Himenez dhe Rafa Leao nuk do jenë të gatshëm të luajnë në këtë ndeshje dhe vendin e tyre do ta zërë djali i Ibrahimoviqit. 19-vjeçari ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asiste në 14 ndeshje në Serie-n D./Indeksonline/








