Në Muskat do të ndërtohet një oazë kulture

Në Muskat do të ndërtohet një oazë kulture

Në Muskat, kryeqytetin e Omanit do të ndërtohet një oazë kulture. Ajo që aktualisht është vetëm një parcelë toke shkëmbore dhe e pazhvilluar, do të kthehet në një kompleks kulturor, falë Ministrisë së Trashëgimisë së Omanit. Kompleksi Kulturor Oman, do të përbëhet nga Teatri i ri Kombëtar, Biblioteka Kombëtare dhe një qendër ekspozitash dhe do të mbulojë 70,000 metra katrorë pas përfundimit. Arkitektët për projektimin janë frymëzuar nga peizazhi, vendi dhe dunat e rërës. Studio e arkitekturës thotë se do të mbillen 6.000 pemë vendase si palma dhe agrume, duke rrethuar ndërtesat me një strehë të gjelbër që siguron hije natyrore dhe mbrojtje nga era. Hapësirat midis ndërtesave dhe boshllëqet në çati janë projektuar për të përmirësuar rrjedhjen e ajrit, duke reduktuar nevojën për ajër kondicional. Ndërtimi pritet të nisë në fund të 2024. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button