Në orët e hershme të mëngjesi rruga Tetovë-Kodra e Diellit ishte e bllokuar dhe e pakalueshme
Në orët e hershme të mëngjesi rruga Tetovë-Kodra e Diellit ishte e bllokuar dhe e pakalueshme

Gazetar: Bashkim Sulejmani
Reshjet e borës kanë vështirësuar kalimin në aksin rrugor Tetovë-Kodra e Diellit. Që në orët e hershme të mëngjesit, një patrullë e policisë, ndalonte makinat që ishin nisur për në Kodër të Diellit, si ato të lehta po ashtu edhe makinat e rënda.
Për dallim nga mëngjesi kur kjo rrugë ishte krejtësisht e ndaluar për lëvizje të makinave të lehta dhe të rënda, tani, Sektori i Punëve të Brendhsme të Tetovës lejon kalimin e vetëm makinave të lehta por vetëm me zinxhirë, ose përndryshe, duhet të ktheheni.
Rruga për në fshatrat e malësisë së Sharrit rezulton ende më vështirë e kalueshme. Nga Komuna e Tetovës na thonë se ekipet e pastrimit janë në terren dhe po pastrojnë rrugët, por reshjet e vazhdueshme të borës e vështirësojnë qarkullimin. Apelojnë vozitësit që pa pajisje dimru të mos dalin në rrugë.
“Rrugët janë të kalueshme por jo në kushte normale por me shumë vështirësi. Ekipet e pastrimit të rrugëve janë në terren por vazhdimisht ka reshje të borës dhe sipas paralajmërimeve të metorologëve reshjet do vazhdojnë edhe gjatë dy apo tre ditëve në vazhdim, andaj, apelojmë qytetarët që pa pajisje dimërore të mos dalin sepse vetëm mund të shkaktojnë dëme dhe të bllokojnë komunikacionin”, tha Albion Alili – Zëdhënës i Komunës së Tetovës.
Trashësia e borës në kodër të Diellit ka tejkaluar 50 centimetra. Diku deri në 30 centimetra borë ka edhe në pjesën e poshtme të Pollogut./Alsat.mk