Në Poloni ende ka më së shumti refugjatë nga Ukraina

Në Poloni ende ka më së shumti refugjatë nga Ukraina

Polonia, si vend i Bashkimit Evropian, që nga marsi ka pranuar më së shumti ukrainas të cilët ikin nga lufta, përderisa vendet e tjera prej atëherë e kanë rritur numrin e atyre të cilët kanë gjetur strehë, treguan të dhënat e sotme.

Lufta në Ukrainë nga 24 shkurti e shkaktoi krizën më të madhe të refugjatëve në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, sepse që atëherë më shumë se gjashtë milionë njerëz janë larguar nga Ukraina, thuhet në raportin e majit të Kombeve të Bashkuara për Emigrimin.

Të dhënat e Eurostatit të publikuara sot tregojnë se Polonia në mars u ka ndarë status të mbrojtjes së përkohshme 675.085 ukrainasve, Çekia 244.650 dhe Sllovakia 58.750.

Bëhet e ditur se në Poloni, dy e treta ose shumica e ukrainasve të cilëve iu është ndarë statusi i mbrojtjes së përkohshme ishin gra dhe vajza, përderisa fëmijët e moshës nën 18 vjet përbëjnë më shumë se gjysmën e tyre.

Shtohet se shumica e atyre të cilëve iu është miratuar mbrojtje e përkohshme ishin ukrainas, ndërsa të dhënat tregojnë se Polonia ka pranuar edhe 575 qytetarë nga Rusia dhe 325 nga Bjellorusia.

Në bazë të të dhënave të deritanishme që janë në dispozicion për muajin prill, Eurostati bëri të ditur se numri i ukrainasve të cilëve iu është aprovuar mbrojtja e përkohshme është rritur në nëntë vende të BE-së, të kryesuara nga Bullgaria dhe Lituania, të cilat kanë pranuar 30.965, gjegjësisht 21.800 më shumë njerëz.

LEXO EDHE:

Back to top button