Sipas të dhënave të përditësuara të inteligjencës britanike, forcat ruse kanë pësuar humbje të mëdha në front për muaj të tërë, e po vazhdojnë edhe tani.
Lufta në Ukrainë është përshkallëzuar edhe më tej në javët e fundit që prej se presidenti rus Vladimir Putin njoftoi ‘mobilizimin e pjesshëm’, rekrutimin e civilëve në ushtri. Poashtu mercenarët e Wagner dhe të burgosur janë rekrutuar në përpjekje për të ngadalësuar kundërsulmin ukrainas.
Një mesazh i degës së inteligjencës ushtarake të ministrisë së mbrojtjes ukrainase me 1 tetor theksonte se “në fillim të vitit të ardhshëm, lufta me Rusinë do të ngadalësohet, dhe pas dimrit, fillimi i fundit të konfliktit do të nisë me hyrjen në kufijtë administrativ të Ukrainës të vitit 1991”.
Raporti që citonte, kreun e Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneral major Kyrylo Budanov ka shtuar se “ka gjasë që forcat e armatosur të Ukrainës do të hyjnë në territorin e gadishullit të Krimesë deri në fund të pranverës 2023”.
Rusia ka emëruar komandantin e përgjithshëm të forcave ushtarake në Ukrainë, gjeneralin Sergei Surovikin me 8 tetor. Surovikin më parë ka komanduar forcat ajrore ruse, dhe rishtas grupin jugor të forcave ruse në Ukrainë.
Në shumicën e operacionit, Rusia raportohet se ka pasur mungesë të një komandanti të përgjithshëm me autoritet në fushëbetejë.
Caktimi i Surovikin reflekton përpjekjet e këshillit kombëtar rus të sigurisë për të përmirësuar ekzekutimin e operacionit. Megjithatë, edhe Surovikin do të ballafaqohet me Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë në vazhdimësi më të përçarë dhe që është pajisur keq për të arritur objektivat politike që janë përcaktuar në Ukrainë.








