Në Prishtinë 19 mësimdhënës dhe 50 nxënës me COVID-19

Që nga fillimi i gjysmëvjetorit të dytë, në shkollat e Komunës së Prishtinës me COVID-19 janë infektuar 19 mësimdhënës, 50 nxënës dhe një punëtor teknik. Vetëm në dy shkolla të kryeqytetit është duke u zhvilluar mësimi online si pasojë që kanë rezultuar mësimdhënës e nxënës pozitiv me COVID-19.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën Prishtinës, Shpresa Shala, në një intervistë për KosovaPress thotë se ka rënie të numrit të të infektuarve me koronavirus brenda shkollave të Prishtinës.

Shala thotë se procesi mësimor në këtë gjysmëvjetor është duke shkuar më mirë sesa ai i kaluari, megjithatë deklaron se ka rënie të cilësisë në arsim si pasojë e pandemisë COVID-19.

“Kjo periudhë ka filluar pak më mirë pasi që e kemi pasur përvojën e periudhës së parë dhe e kemi bërë një analizë se çka ka shkuar mirë dhe çka jo, në fakt të gjitha shkollat e kanë bërë të njëjtën bashkë me DKA-në dhe tashmë mësimi është duke shkuar më mirë. Për momentin nuk kemi probleme të theksuara, kemi numër të të infektuarve por jo sikur në periudhën e parë, do të thotë ka rënie të numrit të të infektuarve. Për momentin i kemi 19 mësimdhënës, një staf teknik dhe 50 nxënës të infektuar nëpër shkolla të ndryshme, të cilat në rast se një nxënës është pozitiv në një klasë atëherë klasa shkon në mësim online, por si shkolla komplet e kemi vetëm shkollën ‘Nazim Gafurri’ klasa 1 deri në 5 janë online dhe shkolla në Hajvali klasa 6 deri në 9”, thotë ajo.

Shala thotë se gjendja shëndetësore e të prekurve me COID-19, sipas informacioneve që i kanë, është e mirë dhe se nuk kanë komplikime./Kosovapress

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button