Në rast se dështon me Kubo-n, Napoli kthen sytë kah Zhegrova

Napoli është duke kërkuar për zëvendësuesin e Hirving Lozanos, dhe ka identifikuar katër lojtarë, duke përfshirë këtu edhe yllin kosovar, Edon Zhegrovën.
Spekullimet po e lidhin Lozanon me një largim nga Napoli, ku të interesuar seriozisht në shërbimet e tij janë klubet nga Arabia Saudite. Prioriteti kryesorë i Napolit për ta zëvendësuar Lozanon është ylli i Real Sociedadit, Takefusa Kubo, i cili sezonin që lamë pas regjistroi nëntë gola dhe shtatë asistime në 35 ndeshje të La Ligas.
Por, në rast se transferimi i Kubos dështon, Napoli do të kthejë sytë nga ylli kosovar, Edon Zhegrova. Në sezonin e kaluar, Edon Zhegrova arriti të bëjë 25 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar katër gola dhe pesë asiste mbi emrin e tij.