Në SHBA kundër Covid-19 janë vaksinuar më shumë se 1 milion persona

Më shumë se 1 milion persona në SHBA kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 në 10 ditët e fundit, theksuan të mërkurën Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

“Dozat e shpërndara janë për të dy vaksinat Moderna dhe Pfizer BioNTech COVID-19, dozat e administruara janë për vaksinën Pfizer BioNTech COVID-19 vetëm në këtë kohë”, tha agjencia shëndetësore në faqen e saj të internetit.

Të paktën 1.008.025 njerëz e kanë marrë vaksinën ndërsa 9.465.725 doza janë shpërndarë.

“SHBA-të arritën moment historik të hershëm, por të rëndësishëm sot. Juridiksionet tani kanë raportuar se më shumë se 1 milion njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 që kur administrata filloi 10 ditë më parë”, tha drejtori Robert Redfield në një deklaratë.

CDC u bëri thirrje amerikanëve që të mbajnë maskë, të vëzhgojnë distancën fizike, të shmangin turmat dhe të lajnë duart derisa çdo person në vend të mund të vaksinohet kundër COVID-19.

Sipas Universitetit “Johns Hopkins”, që nga e mërkura SHBA ka më shumë se 18.3 milionë raste të konfirmuara me koronavirus dhe gati 325 mijë viktima nga sëmundja.

 

LEXO EDHE:

Back to top button