Në shekullin 21 banorët e Tetovës nuk kanë ujë

Për të tretën ditë me radhë banorët e Tetovës janë pa ujë. Deri tek mungesa e ujit ka ardhur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Leshnicë, dhe dëmtimit të rreth 60 metrave gypa të furnizimit kryesor për ujë. Drejtuesit e Njësisë së ujësjellësit të Tetovës, paralajmërojnë se situata e tillë do të vazhdojë edhe për tre ditë te tjera, me arsyetimin se terreni është tejet i vështirë dhe është e pamundur të punohet më shpejtë për sanimin e defektit.

https://www.youtube.com/watch?v=UdycznfVYPs&feature=youtu.be

Diku kah e diela besojmë që do i japim fund këtij problemi nëse nuk del diçka e pa planifikuar sepse kushtet lartë mund të sjellin edhe situata të pa planifikuara. Defekti është 60 metra dëmtim nga rrëshqitja e dheut dhe tubacioni është 60 metra i dëmtuar. Por punohet në kushte ekstreme lartë sepse së pari një herë rruga është e dëmtuar që na shpie deri tek vendi lartë pra mundohemi maksimalisht që ta kryejmë në kohë -deklaroi Lulzim Shaqiri. Drejtues i Njësisë së ujësjellësit të Tetovës.

Banorët shprehen të revoltuar.

“Shumë pengon, bile sot e pata rastin konkret, u zgjova në mëngjes që të ruhem ma gjysmën e fytyrës pa ruajtur se mbeta pa ujë. Çdo ditë me ujin problem të madh kemi, sidomos me punën që bëjmë ne. Çka ti thuash kësaj, nuk është normale kjo në këtë kohë pa ujë”.

“Neve si qytetarë jemi shumë të revoltuar nga menaxhimi i këtij institucioni. Duhet të punohet më shumë sepse nuk është hera e parë. Edhe më herrët kemi pasur probleme”.

“Po ne jemi mësuar më. Nuk është hera e parë kjo javë, edhe herrat tjera ka pasur restrikcione kur kemi qenë pa ujë”.

“Detyrohemi të bajmë ujë me kofa, të blejmë ujë t`i mbushim rezervat. Duhet ti rregullojnë punët jo vetëm të bëjnë premtime”.

Bashkim Sulejmani

LEXO EDHE:

Back to top button