Në Shkup 156 kundërvajtje në komunikacion, 24 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit

Në Shkup 156 kundërvajtje në komunikacion, 24 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle të intensifikuara  në zonën e komunikacionit, me gjithsej 156 masa të shqiptuara në territorin e qytetit të Shkupit, ku 24 sanksione për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit dhe 22 masa për mospërfillje të shpejtësisë së qarkullimit të lëvizjes.

Janë shqiptuar 10 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, dy për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), dhjetë sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara dhe katër për shofer fillestar.

Ministria e Brendshme njofton vazhdimin e kontrolleve të intensifikuara  edhe në ditët në vijim me apel qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor për rrugë më të sigurta.

LEXO EDHE:

Back to top button