Në Shkup po mbahet samiti për Sigurinë dhe prosperitetin e rajonit
Në Shkup po mbahet samiti për Sigurinë dhe prosperitetin e rajonit

Në Shkup po mbahet samiti për Sigurinë dhe prosperitetin e rajonit në kuadër të 25 vjetorit nga themelimi i Asociacionit Maqedonas-Amerikan Alumni.
Në tre ditët e ardhshme do të adresohen ekspertë ekonomik, të sigurisë kombëtare dhe asaj kibernetike, medias dhe bashkëpunimit rajonal.
Kryetarja e AMAA-së, Zorica Trajkova në fjalën e saj hyrëse tha se në këtë samit vendosen themelet e rajonit që e duam në të ardhmen.
“Qëllimi i samtit që të inkurajojë dialogun mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, por gjithashtu edhe të adresojë disa prej sfidave kryesore që të gjithë përballemi, si ikja e të rinjve, çështjet ekonomike, çështjet e sigurisë si dhe çështjet e lidhura me procesin integrues”, tha Zorica Trajkova Stresovska, Kryetare e AMAA-së./ Alsat.mk