Në Shkup sanksionohen 246 vozitës, 90 për shpejtësi tej normave të lejuara
Në Shkup sanksionohen 246 vozitës, 90 për shpejtësi tej normave të lejuara

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (21.06.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 246 masa nga të cilat 90 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 17 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 15 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, pesë masa për defekte teknike. dhe automjete të paregjistruara.
Janë vendosur 10 sanksione për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër masa për mospërfillje të sinjalit të mbyllur – dritë e kuqe, pesë masa për mospërdorim të rripit.
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.