Në sulmet e Izraelit ndaj Libanit humbën jetën 634 persona, prej tyre rreth 100 fëmijë
Në sulmet e Izraelit ndaj Libanit kanë humbur jetën 634 persona, ndërsa 1.586 janë plagosur, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë Publike e Libanit.
Sipas raportit ditor të Qendrës për Operacione Emergjente Shëndetësore për zhvillimin e agresionit izraelit ndaj Libanit, gjatë ditës së kaluar janë vrarë 64 persona, ndërsa 142 janë plagosur, njoftoi agjencia shtetërore NNA. Sipas të dhënave, që nga 2 marsi, kur Izraeli për herë të parë sulmoi Libanin, janë vrarë 91 fëmijë, ndërsa 275 janë plagosur. Po ashtu gjatë sulmeve janë vrarë 47 gra dhe 301 janë plagosur, ndërsa 496 burra kanë humbur jetën dhe 1.010 janë plagosur.
Në mesin e viktimave ka pasur edhe 15 punonjës shëndetësorë, 45 janë plagosur, pesë spitale janë goditur me raketa dhe shtatë autoambulanca janë shkatërruar. Sulmet izraelite ndaj Libanit janë intensifikuar që nga 2 marsi, si përgjigje, sipas autoriteteve izraelite, ndaj sulmeve me dronë dhe raketa të nisura nga grupi militant pro-iranian Hezbollah nga territori i Libanit. /Tanjug.








