Në “Tabanoc” pritet rreth 30 minuta

Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje dhe dalje nga shteti pritet rreth 30 minuta, ndërsa në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa të gjata, informuan sot në mëngjes nga Lidhja Automote e Maqedonisë (LAMM), transmeton Alsat.

Qarkullimi në rrugët shtetërore është i pandërprerë, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është i moderuar.

Për nesër, në periudhën prej orës 11:30 deri në 14:30 do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit në rrugën Kërçovë-Ohër, më saktësisht në pjesën Preseka-fshati Vrbjani. Ndërprerjet do të zgjasin nga 15 në 20 minuta.

LEXO EDHE:

Back to top button