Në takimin trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, është arritur marrëveshja për të pagjeturit
Në takimin trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, është arritur marrëveshja për të pagjeturit

Në takimin trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, është arritur marrëveshja për të pagjeturit. Këtë e ka bërë të ditur kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi, pas përfundimit të takimit. Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se pala serbe ka insistuar për formimin e Asociacionin të komunave me shumicë serbe, ndërsa ka shtuar se është hequr edhe pengesa e fundit në zbatimin e Deklaratës së Personave të Zhdukur. “Tani është hequr pengesa e fundit sa i përket zbatimit të Deklaratës për Personat e Pagjetur”, ka thënë ai duke shtuar se do të formohet një komision. /Alsat.mk