Në temperatura tejet të larta, qytetarët vazhdojnë të presin autobusët e transportit publik

Në temperatura tejet të larta, qytetarët vazhdojnë të presin autobusët e transportit publik

Gazetar: Avni Tahiri

Vazhdon rrëmuja, pritja dhe kushtet e vështira në autobusët urban të Shkupit.

Qytetarët të revoltuar thonë se përveç se duhet të presin në temperatura të larta për autobusët e vonuar, nëpër autobusë mungojnë kondicionerët.

“Autobusët janë të prishur, gjithçka ka, unë udhëtoj me autobus sepse kam nevojë të shkoj në mjek. A janë të rregullt? Po janë të rregullt por janë me defekte. Çfarë duhet të ndërmerret? Duhet të blihen autobusë të rinj apo të rinovohen ato që janë”, u shpreh një qytetare.

“Është e vështirë për ata më të moshuarit, në autobusët e qytetit kanë kondicioner ndërsa në ato privat nuk kanë as kondicioner dhe shumë nxehet është brenda. A janë të rregullt? Po të rregullt janë, unë jetoj në fshat dhe e di kur vjen autobusi dhe e pres”, tha një qytetar.

“Mendoj se disa janë të rregullt, ja pres diku 15 minuta që të vije ndonjë por ja nuk ka asnjë, nuk e di a është ndërmarrja fajtorë apo autobusët janë të vjetër apo ndoshta nuk ka autobusë, atë e dinë më mirë ata ndërsa populli pret”, tha një tjetër qytetar.

Sipas informatave, në qarkullim janë rikthyer edhe linjat private pas një pjese të pagesës nga ana e Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik. Por edhe pse kaloi rrëmuja më e madhe kur ishin edhe nxënësit neper shkolla, vështirësitë vazhdojnë.

Ndërkohë sipas një komunikate të NQP-së, nxënësit do të mund ta shfrytëzojnë transportin publik të Shkupit edhe gjatë pushimeve të verës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button