Në tentim për ta fshehur nga policia, 32 vjeçari nga Ohri gëlltiti një pako me kokainë
Në tentim për ta fshehur nga policia, 32 vjeçari nga Ohri gëlltiti një pako me kokainë

Një 32 vjeçar nga Ohri ka gëlltitur një pako me kokainë për ta fshehur nga policia, më çka pasi është arrestuar, është dërguar në spitalin e përgjithshëm në Ohër. Sipas policisë, gjatë inspektimit të automjetit, i dyshuari 32 vjeçar ka gëlltitur pakon me kokainë, pas së cilës policia nga departamenti i luftës kundër shitjes së lëndëve narkotike të paligjshme në SPB Ohër, e kanë privuar nga liria dhe është dërguar në Spital. Sipas policisë, ndaj 32 vjeçarit me inicialet, K.N. është ngritur akt akuzë me dyshimin e kryerjes së veprës penale të prodhimit dhe shitjes së paautorizuar të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope. /Alsat.mk