Në UEJL mbahet Panairi i Karrierës, kompanitë prezantojnë ofertat për studentët

Në UEJL mbahet Panairi i Karrierës, kompanitë prezantojnë ofertat për studentët

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Mbi 50 kompani vendore hapën shtandet e tyre në kuadër të Panairit të Karrierës në Universitetin e Evropës juglindore, me qëllim të prezantimit të ofertave të tyre. Rektori i UEJL-së Abdylmenaf Bexheti tha se, Universiteti që ai drejton, ndjek gjithnjë, kërkesën e tregut të punës dhe shkon në hap me kohën, duke hapur drejtimet që më se shumti kërkohen në treg, dhe duke ia arritur kështu që të punësohen rreth 80 për qind e studentëve që dalin nga Universiteti i Evropës juglindore.

“Dikur ishte atraktive të punoni në ministri të Financave, banka e tjerë, sektorë elitar ku prinë pagat, por sot kjo më nuk është preferencë. Preferencë janë kompanitë. Sot ne kemi kompani që punojnë në tregun teknologjik dhe avantazhi i tyre më i madh është gjetja dhe detektimi i profileve më të avancuara për t`i punësuar vetë. Ne si universitet udhëhiqemi me këtë, Qendra e karrierës vazhdimisht mundohet të jetë interaktive jo vetëm me ndërmjetësim por edhe me identifikim. Kompanitë më elitare kërkojnë lista të studentëve më të mirë, nuk ka rëndësi në cilin profil, edhe pse e dimë se shkencat kompjuterike kanë punësueshmëri 90 për qind. Jo rastësisht UEJL shkon në kahe të orientimit të asaj që kërkon gjithnjë e më shumë tregu i punës, andaj viteve të fundit kemi oferta të reja, siç janë ato teknike”, deklaroi Abdulmenaf Bexheti. Rektor i UEJL.

Universiteti i Evropës juglindore për çdo vit, organizon Panairin e karrierës, përmes të cilit, kompanitë por edhe studentët, njihen me kërkesën e tregut të punës, ndërsa universitetet, marrin më shumë të dhëna për profilet e kërkuara. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button