Në Ukrainë “kryqëzojnë” tenisten 16-vjeçare, i shtrëngoi dorën rivales ruse

Nuk ndalen polemikat në Ukrainë për një gjest që tenistja 16-vjeçare ukrainse Elizaveta Kotliar bëri në turneun junior të “Australian Open”. Në përfundim të një ndeshje, ajo i dha dorën rivales së saj, ruses Vlada Minchova. Ky gjest bëri xhiron e botës duke parë marrëdhëniet e tensionuara mes dy shteteve, që janë në luftë. Ai që ka reaguar është Ministri Ukrainas i Sportit, Matviy Bidnyi, në rrjetet sociale.

“Jemi duke studiuar arsyet e këtij veprimi, ashtu sikurse edhe rrethanat e krijuara e më pas do të japim një përgjigje. Duke parë videon, përshytpja e parë është se rusët e kanë provokuar sportisten tone,” tha Bidnyi.

Ndërsa babai i tenistes ka kërkuar ndjesë në emër të vajzës së tij, duke shpjeguar se ajo nuk e ka kuptuar atë që po bënte.

“Liza është vetëm 16 vjeçe dhe nuk ka përvojë. Nuk arriti të kontrollojë emocionet dhe bëri një gjest automatik, pa e kuptuar se përballë është një rivale që vjen nga një vend që ka sulmuar Ukrainën”.

LEXO EDHE:

Back to top button