Në vend qindra persona janë të pastrehë

Në vend qindra persona janë të pastrehë

Gazetare: Ajnure Bafqari

Rreth 350 persona të pastrehë janë të regjistruar zyrtarisht në Maqedoninë e Veriut, por profesorët e fakultetit të sigurisë vlerësojnë se ky numër është shumë më i madh. Profesoresha Vesna Stefanovska, njëherësh edhe pjestare e ekipit të hulumtimit të titulluar “Rruga e personave të pastrehë, përpara dhe gjatë kohës së të qenit të pastrehë”, thotë se kjo kategori e qytetarëve nuk kanë një profil të caktuar, mosha e tyre është prej 41 deri deri në 65 vjeç, ndërsa 89 përqind të jetës së tyre, ata e kalojnë në rrugë.

“Karakteristikë tjetër është se si të pastrehë janë në periudhë afatgjate, kjo nënkupton se ata ndodhen në këtë gjendje më shumë se 10 vite, disa janë madje më shumë se 15 vjet. Poashtu një pjesë të rëndësishme të jetës e kalojnë në rrugë, flejnë nëpër parqe, stacione autobusësh dhe nëpër shtëpi të braktisura,” tha Vesna Stefanovska, Profesoreshë.

Arsyet pse këta persona janë të pastrehë janë të shumëta, disa ndodhen në këtë gjendje për shkak se kanë humbur prindërit, ndërsa disa të tjerë janë persona me histori kriminale që pas përfundimit të dënimit kanë përfunduar në rrugë.

“Duhet të kemi një qëndrueshmëri në punën me personat në rrezik, ta përmirësojmë memorien institucionale që në njëfarë mënyre në shtet ndonjehërë mungon. Domethënë ndryshimi i shpeshtë i personave që janë përgjegjës për një problematikë, pra në çdo katër vjet zgjedhje, njerëz të rinj, zgjedhje të reja, ministra të rinj e gjithë kjo na bën problem shtesë”, deklaroi Suzana Tuneva Paunovska,  Kryçi i Kuq, Qyteti I Shkupit.

Ministrja e punës dhe politikës sociale, Jovanka Trençevska tha se problemi i personave të pastrehë kërkon qasje nga më shumë aspekte, duke nënvizuar se nevojitet më shumë kyçje dhe koordinim të të gjithë sektorëve me qëllim tejkalimin e problemeve me të cilat ballafaqohet kjo kategori e qytetarëve. /alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button