Në vend të paraburgimit, Kiçeec përfundon në burg

Gjykata e Gostivarit e liroi nga paraburgimi 30 ditorë Zoran Milevski Kiçeec. Ai dyshohet se ka shkaktuar aksidentin në Strazhë para një jave ku humbi jetën një person, ndërsa shtatë të tjerë u lënduan. Kiçeec e ka shkaktuar aksidentin edhe pse zyrtarisht ai po e vuan dënimin prej tre vjet burg për rastin “Reket” në burgun e Struhës në repartin e hapur. Sipas informatave të kompetentëve, Kiçeec ka fituar 30 ditë pushim sepse ka pasur aritmi. Ai në momentin e aksidentit kur ka parakaluar në dy vija të plota në makinë nuk ka qenë i vetëm. Me te kanë qenë edhe dy persona tjerë. Për presidentin e shtetit Stevo pendarovski është absurd që njeiu që është në burg, paralelisht të jetë edhe në paraburgim. Përveç kësaj, institucionet kanë dalë me dy versione. Sipas të parës, se ai ka pasur aritmi, ndërsa sipas të dytës, sepse e sëmurë ka qenë nëna e tij.
“Unë nuk kam dëgjuar, nuk kam lexuar lajme në cilindo medium në botë se ka ndodhur ndonjë rast i tillë në cilindo kontinent, se një njeri që është në burg ka shkaktuar aksident. Të paktën të kishte vozitur furgonin e burgut, ka edhe punë të tilla në burg, që bëjnë shpërndarje. Madje ka qenë me dy shtetas të huaj. Kjo në mënyrë të posaçme më intereson, edhe nga aspekti i punës sime, kush janë dy shtetasit e huaj. Mos vallë njëri prej tyre është shtetas i dyfishtë, shtetas i Maqedonisë dhe i tjetrit. Kjo do jetë shumë interesante të shihet. Por do lejojmë që hetimi të tregojë deri në fund nëse kjo është e saktë”, deklaroi Stevo Pendarovski, president.