Materialet për rastin “Puls” po barten në Gjykatën Themelore Penale në Shkup
Materialet për rastin “Puls” po barten në Gjykatën Themelore Penale në Shkup

Me dy automobila dhe shoqërim të policisë nga Gjykata Themelore në Koçan po bëhet bartja e materialeve për rastin për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, ku jetën e humbën 62 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan. Kryetari i Gjykatës së Apelit në Shtip, Toni Delev për MIA-n informon se transferimi është në vijim.
“Nga Gjykata Themelore në Koçan, së bashku me të gjitha dokumentet dhe provat që janë bashkëngjitur, do të dërgohet në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe atje do t’u dorëzohet shërbimeve për procedurë të mëtejshme”, thotë Delev.
Në një deklaratë për MIA-n, ai thekson se bëhet fjalë për një sasi të madhe materiali dhe provat ndodhen në dy automjete.
“Pastaj do të vendosë Gjykata Themelore Penale në Shkup, do të vlerësohet vepra, ndoshta do të ketë kundërshtime, e gjithë procedura do të zhvillohet siç përcaktohet me Ligj”, tha Delev.
Përndryshe, në procedurën hetimore për rastin “Puls” janë angazhuar të gjithë gjyqtarët në Gjykatën Themelore në Koçan, një nga Vinica, tre gjyqtarë nga Gjykata Themelore në Shtip dhe të gjithë gjyqtarët nga Gjykata e Apelit të Shtipit për procedurat e ankesës dhe vendimet për paraburgim. Ky rast përfshin 34 persona fizikë dhe tre persona juridikë.