Në vitin 2024, tre aplikacione dominuan kontinentin, ja cilët janë!
Në vitin 2024, tre aplikacione dominuan kontinentin, ja cilët janë!

Llogaria në Instagram “Meps Interlude” publikoi një hartë të Evropës që tregon se cili aplikacion është instaluar më shumë në vendet evropiane gjatë vitit 2024.
Në vitin 2024, tre aplikacione dominuan kontinentin, dhe më i popullarizuari midis tyre është “Temu”, i cili u instalua më shumë edhe nga qytetarët e Maqedonisë gjatë vitit të kaluar.
Përveç Maqedonisë, “Temu” është aplikacioni më i popullarizuar në vende si Gjermania, Franca, Spanja, Britania e Madhe dhe vende të tjera evropiane.
Aplikacioni “Chet-GPT” gjithashtu zuri një vend të rëndësishëm në hartë, veçanërisht në Evropën Qendrore dhe Juglindore.
View this post on Instagram
Në disa vende, më popullorja ishte “Tik-Tok”, platforma kineze për ndarjen e videove të shkurtra, e cila ishte zgjedhja numër një për përdoruesit në Itali dhe Mal të Zi.
Surpriza më e madhe: Aplikacioni retro në Bullgari
Aplikacioni i zgjedhur nga qytetarët e Bullgarisë tërhoqi vëmendjen më të madhe.
Konkretisht, në vitin 2024, bullgarët instaluan më shumë lojën “Tetris”, e cila dikur konsiderohej loja video më e popullarizuar në botë.