Në VK Tabanoc për tetë orë kanë hyrë mbi 26.500 persona, prej të cilëve gati 20.000 janë shtetas të Maqedonisë

Mbi 26.500 qytetarë kanë hyrë në vendkalimin kufitar Tabanovc për më pak se një ditë, nga të cilët gati 20.000 janë shtetas të Maqedonisë, njoftoi sot MPB. Qytetarët e Maqedonisë filluan të kthehen në shtëpi për të kaluar pushimet me më të dashurit e tyre.

– Në stacionin policor në Tabanoc në periudhën prej mesnatës së së shtunës deri në orën tetë të dielën kanë hyrë 26.623 persona, prej të cilëve 19.520 janë shtetas të Maqedonisë, njofton MPB.

Qytetarët që po ktheheshin sot në vend thonë se presin nga 20 deri në 30 minuta për të hyrë. Prezenca e qytetarëve është e dukshme edhe në Kumanovë, mbipopullimi është shtuar edhe në qytet. Zakonisht qëndrojnë derisa të mbarojnë pushimet.

LEXO EDHE:

Back to top button