Nedim Bajrami: Sasuolo është zgjidhja e duhur

Nedim Bajrami u transferua këtë merkato nga Empoli te Sassuolo dhe mesfushori shqiptar ka folur për këtë kalim. Nëpërmjet faqes zyrtare të Sasuolos, talenti shqiptar, i cili u transferua për të zëvendësuar Traore, ka folur edhe fjalët e tij të para.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Kam gjetur ish-shokun tim Pinamonti, ambjenti më pëlqen shumë. Kur mësova që ishte interesuar Sasuolo u gëzova shumë dhe për mua është zgjedhja e duhur. Synimi im është të ndihmoj skuadrën dhe të hyj në fushë sa më shpejt”, është shprehur Bajrami./abcnews/