Nejmar e konfirmon lëndimin e rendë të Rodrigos, humb edhe Botërorin 2026

Sulmuesi i Real Madridit, Rodrigo mbyll parakohe sezonin dhe do të humbasë Botërorin me Brazilin. Ai ka këputur ligamentin krociat dhe do të qëndrojë jashtë fushave 6 deri në 7 muaj. Për këtë lajm të trishtë ka reaguar Nejmar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Real Madrid’s Alvaro Odriozola, front, duels for the ball with Manchester City’s Rodrigo during the Champions League semifinal first leg soccer match between Real Madrid and Manchester City at the Santiago Bernabeu stadium in Madrid, Spain, Tuesday, May 9, 2023. (AP Photo/Jose Breton)

“Sot është një nga ditët më të trishtueshme për mua. Kur mora vesh për dëmtimin, më erdhi në mendje një film. Gjithë vuajtja, gjithë ankthi dhe frika e të jetuarit me këtë dëmtim!
Dhjetëvjeçari im, djali im, pasardhësi im (siç të quaj unë), të kërkoj vetëm një gjë… “kujdesu për kokën tënde”, tani është koha të sjellësh të gjithë ata që do rreth teje… Dhe siç the, nuk e meritoje të kaloje nëpër këtë tani… por kush jemi ne që të dyshojmë në planet e Zotit
Vëlla i vogël… FORCË, jam i sigurt që do të kthehesh duke fluturuar
Të dua ashtu siç më mbështete, do të jem këtu për ty!! shkruan ai teksa ka postuar një foto Rodrigos.

LEXO EDHE:

Back to top button