Nejmar me pagë më lartë në Ligue 1, lë pas Mesin dhe Mbapen

Sipas të përditshmes francez “L’Equipe”, në mesin e 20 futbollistëve më të paguar në kampionatin e Francës, 18 vijnë nga skuadra e Paris Sen Zhermenit. Më shumë përfiton braziliani Nejmar, i cili arkëton në muaj plot 4.083 milion euro.

Në vendin e dytë është Lionel Mesi me 3.375 mln euro, para Kilian Mbapes me 2.22 mln euro në muaj.

Në mesin e 20 futbollistëve më të paguar në Francë, përpos 18 futbollistëve të PSZH-së, janë edhe 2 futbollist të Monakos. Bëhet fjalë për Visam Ben Jedes , që mban pozitën e 15-të me 650 mijë euro në muaj dhe Cesk Fabregas, që mban pozitën e 18-të me 600 mijë euro në muaj.

LEXO EDHE:

Back to top button