Nejmar mund të përfundojë në radhët e “Zonjës së Vjetër”?

E përditshmja katalanase “Sport” ka ngritur një hipotezë të bujshme në merkato, duke potencuar se Juventusi po kërkon Nejmarin.

Sipas të përditshmes spanjolle, nuk është hera e parë që “Zonja e Vjetër” interesohet për yllin brazilian, por duket se tani ka më shumë opsione. Masimiliano Allegri, trajneri i “bardhezinjve”, ka kërkuar të ngrihet niveli i ekipit dhe braziliani mund ta bëjë këtë. Përveç kësaj, situata e sulmuesit në fjalë te Paris Sen Zhermenit, jo vetëm është e pasigurt, por nuk përjashtohet mundësia që skuadra franceze të dëshirojë të bëjë pa të. Problemi i vetëm mund të jetë paga e brazilianit, e papërballueshme nga çdo ekip.

Më tej “Sport” raporton se me Di Marian dhe Pogba-n në orbitën e skuadrës italiane, në tavolinë është edhe rikthimi i Kristiano Ronaldos. Horhe Mendes do t’i kishte propozuar portugezit që të rikthehej për të luajtur te Juventusi, diçka që sot nuk përjashtohet, ndonëse si Nejmari, ashtu edhe Ronaldo, do të duhej të ulnin ndjeshëm pagat e tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button