Nejmar ndal “Djajtë e Kuq”, rihapet gara në grupin H

Paris Sent Zhermeni e ka fituar 1:3 derbin ndaj Man. Junajtedit në stadiumin ‘Old Trafford’, të vlefshëm për xhiron e pestë të grupit H të Ligës së Kampionëve. PSZH e nisi më mirë takimin, duke kaluar në epërsi që në minutën e 6’, me golin e brazilianin Nejmar. Vendasit barazuan shifrat me golin e Markus Rashford në minutën e 32’. Ndërkohë në minutën e 69’, mysafirët nga Parisi rikthyen epërsinë, kur shënoi mbrojtësi Markinjos.
Për Mançesterin gjërat u bënë edhe më keq, kur mesfushori Fred u ndëshkua me karton të kuq. Me një lojtar më tepër në fushë, PSZH shënoi edhe golin e tretë për 1:3, përmes Nejmarit.
Me këtë rezultat, tani në grupin H, kemi tri skuadra me nga 9 pikë, Man. Juanjted, PSZH dhe Lajpcigu.