Nejmar nuk është gati për rikthim ndaj Barçës

Të mërkurën, skuadra e Paris Sen Zhermeni, do ta mirëpres Barcelonën në “Parkun e Princave” për ndeshjen kthyese të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, me ndeshjen e parë që përfundoi me rezultat (1:4).

 

 

Por, lajmi i keq për PSZH-në, është se ylli i skuadrës, braziliani Nejmar nuk do jetë i gatshëm për sfidën ndaj katalunasve. Kjo u konfirmuar nga PSZH-ja përmes një komunikate zyrtare ku konfirmoi se braziliani vazhdoi të stërvitet vetëm. Testet mjekësore para stërvitjes kundër Barcelonës, ka bërë të qartë se lojtari nuk do të jetë i gatshëm.

“Nejmar vazhdoi me stërvitjen e përkohshme javën e kaluar dhe do vazhdojë të stërvitet i vetëm. Pika e re do vendoset në ditët në vijim”, thuhet mes tjerash në komunikatën e klubit.

Përpos tij, edhe Bernat dhe Kin, janë në listë e mungesave për skuadrën franceze.

LEXO EDHE:

Back to top button