Nejmar: Për mua dhe Leon, sfida në Madrid është e veçantë

PSZH do të ketë shansin për të siguruar një çerekfinale në Ligën e Kampionëve, nëse do të arrijë të mbrojë avantazhin minimal të ndeshjes së parë ndaj Real Madridit.

“Santiago Bernabeu” do të presë Nejmarin dhe Lionel Mesin, të dy rivalë të hidhur dhe ish-lojtarë të Barcelonës.

“Mendoj se Mbape do të jetë gati për ndeshjen në Madrid. Për mua dhe Leon kjo do të jetë një ndeshje e veçantë, për shkak të gjërave që përjetuam në Barcelonë. Finalja e Ligës së Kampionëve do të jetë në Paris. Kjo na jep një motiv shtesë për të qenë pjesë e atij kompeticioni. Dueli me Realin është një hap drejt arritjes së këtij qëllimi”, tha mes tjerash braziliani.

Madridi ka fituar tre nga pesë ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Paris Sen Zhermenit. Kjo u jep atyre besimin se mund të rikthehen në ndeshjen e kthimit dhe të vendosen në mesin e tetë më të mirëve në kompeticionin elitar.

LEXO EDHE:

Back to top button