Nejmari ishte gati të firmos me Bajernin para se të shkonte në Barcelonë?!

Futbollisti i kombëtares së Brazilit, Nejmar Jr gjatë një interviste ka treguar se ishte shumë afër t’i bashkohej Bajern Munihut. Nejmar zbuloi një takim tejet interesant që e bëri me Pep Guardiolan në shtëpinë e tij në orën 2 të mëngjesit.

“Isha duke shkuar te Bajerni për shkak të Pep Guardiolas. Pasi fitova çmimin “Pushkash”, babai im më telefonoi në ora 2 të mëngjesit. E hapa telefonin dhe më tha hape derën. Isha pothuajse i zhveshur, kur e hapa e pashë që ishte me Pep Guardiolan dhe përkthyesi.

Pep më tha: Se dëshiron të nënshkruaj me mua, në cilindo ekip që shkon. Dhe do më bënte lojtarin më të mirë në botë.

Ai më tregoi një letër, hapi llaptopin e tij dhe vazhdoi duke më treguar se ku do të luaj… Pep gjithashtu tha se: Nëse nuk shënon 60 gola në sezon, do e ndryshoja emrin.

Unë isha i gatshëm, dhe i thashë se në cilin skuadër. Ai më tha se ende nuk e di këtë. Por unë insistova dhe ai më tregoi se në Bajern Munih. Në fund vendosa t’i bashkohesha Barcelonës”, u shpreh Nejmar Jr.

Ylli brazilian, që tashmë është rikthyer te Santosi, pas Barcelonës u transferua në PSZH, duke u bërë lojtari më i shtrenjt në histori me më shumë se 200 milionë euro./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button