Nejmari, nga Parisi do të kalojë në Londër?!

Sulmuesi brazilian Nejmar, të cilin PSZH-ja franceze dëshiron ta heq qafe, mund të kalojë te skuadra angleze e Çellsit.
Sipas tabloidit “Daily Star”, skuadra londineze po e konsiderojnë Neymarin për vendin e belgut Romelu Lukaku, i cili së shpejti do të dërgohet në huazim te Interi. Më herët mediat raportuan se parisienët janë gati ta lirojnë brazilianin për 50 milionë euro.
Parisienët po llogarisin shitjen e brazilianit për të shkarkuar listën e pagave. Kontrata aktuale e Nejmarit me gjigantin francez është deri në verën e vitit 2025./abcneës.al/