Nejt Diaz, me fitore ndaj Fergusonit largohet nga “UFC”

Atleti amerikan Nejt Diaz i dha lamtumirë arteve marciale të përziera, duke triumfuar në “UFC 279” kundër Toni Fergusonit. Diaz dhe Ferguson u përballen për herë të parë në historikun e “UFC”-s, pasi që Hamat Çimaev nuk kaloi matjet zyrtare dhe nuk mundej të takohet me Nejt Diazin.
NATE DIAZ DOES ONE MORE TIME!!!!!!! #UFC279 🤯🤯🤯🤯🤯 pic.twitter.com/ta75j4ueC3
— UFC (@ufc) September 11, 2022
Atleti rus, Çimaev kishte 4 kg më shumë se barriera e lejuar për përballje me amerikanin Diaz, mirëpo kjo nuk e ndaloi që në sfidën tjetër, të deklasojë Kevin Hollandin, brenda 2 minutave në kafaz.
Diaz detyroi kundërshtarin të dorëzojë përballjen në raundin e katërt dhe u largua nga garat në “UFC” pas 27 përballjeve në të cilat shënoi 16 fitore. Në fund Nejt Diaz falënderoi UFC-në dhe tha se tani do të fokusohet në një tjetër sport.