Nejt Diaz synon përballjen me MekGregorin ose Poirierin
Luftëtari i arteve marciale mikse, Nejt Diaz, synon të rikthehet sërish në kafaz 4 vjet nga përballja e fundit. Jo vetëm kaq, por “gangsteri nga Stockton” ka përmendur edhe tri kundërshtarë të mundshëm për ndeshjen e ardhshme.
Në vitin 2022, Diaz e mbylli kontratën e tij me UFC-në duke e mposhtur Toni Fergusonin për të fituar lirinë e tij. Më pas ai kaloi në ring, duke zhvilluar dy duele boksi (një fitore një humbje), më e fundit në vitin 2024, kur mundi Horhe Masvidal.
Tani, pas 4 vitesh nga hera e fundit në kafaz, Nejt Diaz (21 fitore e 13 humbje) është i hapur për t’u rikthyer në aksion. Duke folur me “TMZ”, 40-vjeçari emëroi tre kundërshtarë si të mundshëm për ndeshjen e tij të ardhshme, kudo që të ndodhë ajo.
“Jam gati të kthehem në aksionin e vërtetë. Dua të ndeshem me MekGregor për të zhvilluar triologjinë. Ndoshta me Dastin Poirier, nëse ai ndalon së qeni kaq i bezdisshëm dhe pastaj ndoshta me Majk Perin. Do të shohim se çfarë ndodh,” tha mes tjerash Diaz.
Si MekGregor ashtu edhe Poirier mbeten nën kontratë me UFC-në dhe, për këtë arsye, Diaz duhet të rikthehet në marrëdhënie të mira me UFC në mënyrë që të ndodhë ndonjë prej këtyre luftimeve. Sfida me irlandezin (kanë nga një fitore secili) do të ishte idealja për këtë sport.








