Nënat na japin shumë gjatë gjithë jetës sonë, por nga kush e trashëgojnë fëmijët inteligjencën?
Nënat na japin shumë gjatë gjithë jetës sonë, por nga kush e trashëgojnë fëmijët inteligjencën?

Nënat na japin shumë gjatë gjithë jetës sonë, duke përfshirë edhe inteligjencën tonë, nëse duhen besuar kërkimet shkencore. Gratë kanë kromozome XX, ndërsa burrat kanë kromozome XY, dhe kromozomet shërbejnë si një “hard drive” që kalon gjenet tek pasardhësit tanë. Sipas një studimi të fundit, inteligjenca jonë vjen nga kromozomi i rëndësishëm X. Për shkak se nënat kanë dy kromozome të tilla, gjasat që inteligjenca të trashëgohet nga ana e nënës është dy herë më e madhe.
Po kontributi i babait? I njëjti studim tregon se kromozomet XY, të marra nga babai, janë përgjegjës për aspektet fizike të fëmijës.
Megjithatë, kromozomet e nënës nuk janë faktori i vetëm. Hulumtimet tregojnë se lidhja emocionale dhe dashuria e nënës ndikojnë ndjeshëm në zhvillimin e trurit. Universiteti i Uashingtonit zbuloi se dashuria e nënës dhe mbështetja emocionale stimulojnë pjesë të trurit, duke përfshirë hipokampusin, i cili është përgjegjës për kujtesën dhe të mësuarit. Fëmijët nënat e të cilëve ofronin mbështetje emocionale kishin një hipokampus 10 për qind më të madh në krahasim me ata nënat e të cilëve ishin emocionalisht të ftohta.