“Nëndetësja e verdhë” fundos Juventusin në Torino
Skuadra e Viljarealit ka përgatitur një befasi të madhe duke arritur të mposht Juventusin në kuadër të ndeshjes kthyese të 1/8 së finales dhe për t’u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë përfundoi me rezultat të barabartë 1:1, por spanjollët fituan në Torino me rezultat bindës 0:3, që të sigurojnë kalimin tutje.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi, ngase asnjëra skuadër nuk i konkretizoi rastet e shumta. Juventus ishte më kërkuese, por edhe Villarreal gjithashtu krijoi disa aksione të bukura. I inkuadruari Zherard Moreno kaloi Viljarrealin në epërsi, duke shënuar nga pika e bardhë (78′), pasi Rugani shkaktoi penallti duke bërë një faull të rrezikshëm brenda zonës së rrezikshme. Vetëm shtatë minuta më vonë pas një asistimi të Aurier, Torres dyfishoi epërsinë, për t’i dhënë qetësi Viljarrealit.
Ndërsa, ishte Arnaut Danjuma që siguroi përfundimisht ‘biletën’ për në çerekfinale, duke shënuar në fund nga pika e bardhë (90+3). Kundërshtarin e radhës, Viljarreal do e mësojë pas hedhjes së shortit këtë të premte.







