Nënshkrimi i tretë për Luis Enrikën në 24 orët e fundit

Manuel Ugarte është tashmë lojtar i PSZH-së, falë transferimit që kushtoi rreth 60 milionë euro. Futbollisti në fjalë shkëlqeu sezonin e kaluar në ligën portugeze dhe PSG nuk ka hezituar të investojë për të marrë shërbimet e tij. Pas Shkrinarit dhe Marko Asensios, ai është nënshkrimi i tretë i prezantuar nga parizienët në dy ditët e fundit.

Gjithçka, natyrisht, pas ardhjes së Luis Enrike si trajner i ri dhe me “telenovelën Mbape” që ende mbetet pezull. Ugarte i kushtoi Sportingut 12.5 milionë më 2021 (nënshkruar nga Famalikao) dhe e ka shumëzuar shpejt vlerën e tij me pesë. Klauzola e përfundimit të Ugarte ishte 60 milionë euro, ndaj pagesa e saj prej parizienëve e la “të dorëzuar” Sporting CP, që vendosi ta shiste uruguaianin. Feniks, ish-skuadra e tij në Uruguaji, kishte 20% të të drejtave financiare të futbollistit.

Ugarte do të mbështesë një mesfushë që po kalon një proces ndryshimi në Paris me largimin e mundshëm të Marko Verratit në Arabinë Saudite. Uajnaldum dhe Paredes, për shembull, nuk llogariten fare. Aty janë spanjollët Karlos Soler dhe Fabian, të cilët duan t’i shtojnë minutat.

LEXO EDHE:

Back to top button