Nëntë mënyra për t’u bërë një njeri më i mirë

Nëntë mënyra për t’u bërë një njeri më i mirë

Përveç përfitimit të të tjerëve, hulumtimet sugjerojnë se kjo lloj sjelljeje sociale mund të rrisë edhe mirëqenien tuaj mendore.

Të bëhesh një person më i sjellshëm nuk është aq e vështirë sa mund të mendoni. Ka gjëra që mund të bëni për të treguar dhembshuri, ndjeshmëri dhe mirësi në ndërveprimet e përditshme me të tjerët.

Vepro me mirësi: Të jesh një person i mirë do të thotë të veprosh me mirësi dhe hulumtimet sugjerojnë se mirësia mund të ndikojë pozitivisht në trurin tuaj. Veprimet individuale të mirësisë nxisin lirimin e oksitocinës dhe endorfinës dhe duket se nxisin krijimin e lidhjeve të reja nervore.

Shmangni kritikat: Mund të jetë e vështirë të jesh një person i mirë kur jeni të mbushur me mendime negative. Kur e gjeni veten duke kritikuar dikë, përpiquni të përvetësoni një këndvështrim më pozitiv. Si mund ta riformuloni situatën dhe të jeni më optimistë?

Jini të ndershëm: Qëndroni besnik ndaj vetes dhe vlerave tuaja; mund të shpreheni bukur duke qenë të sinqertë.

Bëhu i mirë me veten: Mënyra se si e trajtojmë veten, duke përfshirë edhe të folurit tonë, luan një rol të rëndësishëm në mënyrën se si i trajtojmë të tjerët. Në fund të fundit, si mund t’i trajtojmë të tjerët mirë nëse nuk e trajtojmë veten mirë? Vini re se si flisni me veten dhe si reagoni kur diçka nuk shkon – a fajësoni apo ndëshkoni veten? Duke praktikuar durimin dhe mirësinë ndaj vetes, ne e bëjmë më të lehtë të jemi të mirë me të tjerët.

Jini mendjehapur: Jeta është plot ndryshime. Kur përballemi me ide, situata ose njerëz që nuk janë të njohur për ne, mund të lindin emocione negative që e bëjnë të vështirë të jesh i mirë. Të qenit mendjehapur është një cilësi thelbësore për të mësuar dhe përvetësuar informacion pa gjykim.

Tregohu i sjellshëm: Mirësjellja është vetëm një aspekt i të qenit i këndshëm, por është një mënyrë e rëndësishme për të patur një ton pozitiv në ndërveprimet sociale. Mos harroni se sjellja e njerëzve të tjerë nuk ka nevojë të ndikojë te ju. Nëse të tjerët tregohen të vrazhdë, përgjigjja me mirësjellje mund të jetë një mënyrë për të ndryshuar drejtimin e ndërveprimit.

Praktikoni faljen: Heqja dorë nga pakënaqësitë e së kaluarës dhe falja e të tjerëve mund t’ju ndihmojë të ecni përpara me një qëndrim më pozitiv. Është më e lehtë të jesh mirë kur ndihesh mirë me të tjerët. Falja e vetes është gjithashtu e rëndësishme, kështu që punoni për të hequr dorë nga përvojat negative nga e kaluara që ju pengojnë të kultivoni një mentalitet më pozitiv, citon Anabel.

Praktikoni mirënjohjen: Kaloni disa minuta çdo ditë duke menduar për diçka për të cilën jeni mirënjohës. Hulumtimet sugjerojnë se mirënjohja mund të ketë shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë reduktimin e stresit dhe rritjen e lumturisë. Përqendrimi në mendimet pozitive mund t’ju ndihmojë të zhvilloni një qëndrim më pozitiv dhe mund ta bëjë më të lehtë përballimin e telasheve dhe vështirësive të përditshme të jetës.

Respektoni të tjerët: Empatia dhe respekti janë gjithashtu komponentë të rëndësishëm të mirësisë. Gjatë ditës, përpiquni t’i shihni gjërat nga këndvështrimi i njerëzve të tjerë në jetë dhe mendoni për gjërat që mund të bëni për të respektuar nevojat e tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button