Nëntë sfida emocionuese në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampioneve do të sjell 9 ndeshje të tjera të cilat premtojnë të jenë mjaft emocionues. Pasi befasitë nuk munguan, ajo çfarë mund të thuhet për sot është spektakli i garantuar. Kjo pasi në fushë do të zbresin skuadra si Bajern Munihu, Barcelona, Interi, Arsenali, PSZh dhe Atletiko Madridi.

Nuk do të mungojnë lojtarët shqiptarë ku ndër të tjerë bie në Sparta e Pragës që ka katër përfaqësues, Krasniqin, Laçin, Tucin si dhe Albion Rrahmanin.

Kristijan Asllani me Interin do të sfidojnë Arsenalin e Artetës në Milano, ndërsa Berat Gjimshiti me Atalanta-n do të kërkojë pike të reja në terrenin e Shtutgartit.

Liga e Kampionëve

Ora 18:45

Klub Brizh – Aston Vila

Shakhtar Donjeck – Jang Bojs

Ora 21:00

Sparta Praga – Brest

Bajern Munih – Benfika

Interi – Arsenal

Fejnordi – Salzburg

Crvena Zvezda – Barcelona

PSZH – Atl. Madrid

Shtutgart – Atalanta

LEXO EDHE:

Back to top button