“Nënvarianti Omicron pritet të bëhet varianti dominues në botë”
"Nënvarianti Omicron pritet të bëhet varianti dominues në botë"

Nënvarianti Omicron pritet të bëhet dominues në të gjithë botën, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. I njohur gjithashtu si Omicron 2, ky nënvariant ka disa mutacione që e bëjnë më të lehtë për tu përhapur se lloji origjinal.
Sipas një raporti të Financial Times, varianti më i ri që tani është përhapur në vende si Danimarka, Britania, India dhe Afrika e Jugut ka 27 mutacione që nuk ekzistojnë në llojin original të Omicron.
BA2, ose Omicron 2, konsiderohet 30% -34% më ngjitës dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë po heton variantin e ri, duke e cilësuar variant shqetësues si Alpha, Beta, Gamma, Delta dhe Omicron.
Nijan, drejtor Rajonal i OBSH-së për Europën, tha në një intervistë se Omicron 2 pritet të dominojë globin.
Ai shtoi, megjithatë, se nuk ka rrezik të ri-infektimit për ata që tashmë janë infektuar me variantin origjinal Omicron, pasi dy variantet e koronavirusit nuk janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri, megjithëse nevojiten më shumë të dhëna.
Në fakt, sipas një eksperti izraelit, ndryshimi kryesor midis Omicron dhe Omicron 2 është transmetueshmëria e tyre: “Ai transmetohet më shpejt,” tha Dr. Nijan për nënvariantin e Omicron.