Nepali përfshihet nga zjarret, tymi mbulon vendin

Nepali po përjeton sezonin më të rëndë të zjarreve në pothuajse një dekadë. Zjarre të frikshme kanë përfshirë pyjet duke e mbuluar vendin në Himalaje me një re gjigande tymi. Cilësia e ajrit në kryeqytetin Katmandu, u klasifikua të martën si më e keqja në botë me disa fluturime ndërkombëtare të vonuara për shkak të tymit që mbuloi qytetin.

- Advertisements -

Zjarrfikësit kanë punuar për ti vënë flakët nën kontroll. Mbi 2700 vatra zjarri janë raportuar në Nepal që nga nëntori, 14 herë më shumë se të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Zyrtarët thonë se sezoni i dimrit, mes nëntorit dhe shkurtit, ka qenë më i thatë se zakonisht, ç’ka edhe ka shtuar rrezikun e zjarreve. Sezoni i zjarreve nis në nëntor dhe zgjat deri në fillimin e atij të musoneve, në qershor. Fermerët, po ashtu, kanë djegur pjesë pyjesh për të lejuar që të rritet bari për të ushqyer bagëtitë e tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button