Nëse dështon Virtz, Liverpulli ka planin “B” që kushton 83 mln euro

David Ornstein raporton se Liverpulli ka një plan B, nëse Florian Virtz vendos të transferohet te Bajerni.
Edhe pse klubi i kuq ka besim se mund t’ia dalë të blejë yllin gjerman duke investuar 150 mln euro, po mendon për një devijim të planit A. Emri tashmë dihet. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Ebereçi Eze.
Anglezi së fundmi ndihmoi Kristall Pallasin të fitojë 1-0 me Man. Sitit në finalen e Kupës. Këtë sezon, ai numëron 14 gola. Ndryshe nga Virtz, kostoja e tij është e ulët, sepse ka klauzolë largimi 83 mln euro. Liverpulli ende nuk ka bërë ofertë për të, por po pret momentin e duhur.