Nëse mundin Totenhemin, s’do të ketë paradë me autobus, por  vetëm drekë modeste

Mançester Junajtid do të këmbejë një paradë të mundshme në majë të autobusit me një drekë skare, nëse mposht Totenhemin në finalen e Ligës së Europës. “Djajtë e Kuq” janë duke mbyllur sezonin më të dobët të historisë së tyre në Premier Ligë. për këtë arsye, ata duan që të shmangin festat e mëdha, edhe nëse fitojnë trofeun e Ligës së Europës dhe sigurojnë një biletë në Champions sezonin e ardhshëm. Dhe, në vend të paradës me autobusin e hapur që ndodh rëndom kur një klub fiton një trofe, drejtuesit e “Djajve” kanë zgjedhur ta mbyllin sezonin me një vakt modest në qendrën e tyre stërvitore, “Carrington”, nëse triumfojnë më 21 maj.

Ekipi i Ruben Amorimit renditet i pesti nga fundi i tabelës së Premier Ligës, një pozicion mbi Totenhemin, përpara një beteje në Bilbao midis dy skuadrave që kanë parë rezultate shumë të dobëta në kampionat këtë sezon. Trajneri i Totenhemit, Ange Postekoglu, mund të jetë më i mësuar me kukullat barbi duke qenë se vjen nga Australia.

Por shefat e Junajtidit, ose më saktë shefat e kuzhinës, thuhet se po planifikojnë një skarë për një nga mënyrat më të thjeshta që një gjigant i futbollit ka shënuar ndonjëherë fitimin e trofeve. Megjithatë, kjo bëhet pjesërisht edhe për shkak të fundit tepër të ngjeshur të muajit për klubin. Pas finales të së mërkurës së ardhshme, “Djajtë e Kuq” e përfundojnë sezonin e tyre në Premier Ligë në shtëpi, kundër Aston Vilës, të dielën.

Pastaj vjen një fluturim i mundimshëm 15-orësh për në Azi, për ndeshje miqësore turneu, që sjellin fitime të mëdha në Kuala Lumpur dhe Hong Kong më 28 dhe 30 maj, respektivisht. Dhe, nëse Mançester Junajtid ka mundësinë të gëzohet për lavdinë në Ligën e Europës, dreka e skarës mund të jetë edhe më pak joshëse nga sa duket, duke qenë se punime të mëdha ndërtimi po zhvillohen në “Carrington”.

Dreka, ku të pranishëm do të ishin lojtarët, stafi dhe familjet e tyre, do të mbahet një ditë pas finales. Pra, Junajtid do të duhet të presë më gjatë për një tjetër paradë autobusësh me çati të hapur, pasi nuk e ka mbajtur një të tillë që nga viti 2013, kur fitonte titullin e 20-të, me Aleks Fergusonin.

LEXO EDHE:

Back to top button